Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se do të bëjë gjithçka që nevojitet në një ndërmjetësim për paqe ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.
Shefi i shtetit amerikan këtë e ka thënë në një takim me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Shtëpinë e Bardhë megjithëse nuk ka saktësuar se si synon të rikthejë bisedimet ndërmjet dy palëve.
“Do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme … Unë do të ndërmjetësoj dhe do të kemi sukses në këtë,” i tha Trump Abbasit, raporton Rojters.