Dy zyrtarë të administratës Obama do të dëshmojnë për “ndërhyrjen ruse” në zgjedhje

Amerika

Dy zyrtarë të administratës Obama do të dëshmojnë për “ndërhyrjen ruse” në zgjedhje

Më: 7 maj 2017 Në ora: 11:21
Sally Yates dhe James Clapper

Dy zyrtarë të lartë të administratës së ish-presidentit Barack Obama, më 8 maj do të dëshmojnë para një komiteti të Senatit, si pjesë e hetimit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara më 2016.

Para Komitetit për Drejtësisë të Senatit do të dëshmojë, Sally Yates, e cila qëndroi në administratën Trump përpara se të largohej nga puna 10 më pas. James Clapper, që ka shërbyer si drejtor i inteligjencës kombëtare në administratën Obama, po ashtu do të dëshmojë para këtij komiteti.

Senati dhe komitetit për inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve po ashtu janë duke hetuar ndërhyrjen e Rusisë në fushatën zgjedhore dhe për çfarëdo lidhjeje në mes të Moskës dhe ekipit të Trumpit.

Yates pritet të dëshmojë për atë se çfarë dinte administrata e Trimpit për komunikimet me zyrtarët rusë para dhe pas zgjedhjeve, të ish-këshilltarin e presidentit për siguri kombëtare, Michael Flynn.

Flynn u largua nga puna nga presidenti Donald Trump më 13 shkurt, vetëm 24 ditë pasi kishte marrë detyrën.

Trump kishte deklaruar se e ka përjashtuar nga puna Flynnin për shkak se ai kishte gënjuer se kishte biseduar me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës tranzitore të pushtetit në SHBA.

Ndërkaq, Clapper me gjasë pritet të dëshmojë në atë se a ka ndonjë provë se anëtarët e ekipit tranzitor të Trumpit, kanë bashkëpunuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Presidenti Trump vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga shërbimet e inteligjencës amerikane se Moska, përmes ndërhyrjeve në zgjedhje, e ka ndihmuar atë të fitojë përballë kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat