SHBA është informuar për arrestimin e një qytetari amerikan në Korenë Veriore

Amerika

SHBA është informuar për arrestimin e një qytetari amerikan në Korenë Veriore

Më: 7 maj 2017 Në ora: 19:16
Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë sot se është në dijeni që Koreja e Veriut ka arrestuar një tjetër qytetarë amerikanë nën dyshimin për akte kundër shtetit.

Kim Hak Song, i cili është arrestuar më 6 maj, po punonte në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Phenjan, ka njoftuar sot agjencia e lajmeve verikoreane, KCNA.

“Një institucion i rëndësishëm tani është duke kryer hetim të detajuar mbi veprat që ai ka kryer”, ka njoftuar kjo agjenci.

Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një deklarate ka thënë se “është në dijeni për raportimet” se një qytetar amerikan është arrestuar në Korenë e Veriut.

“Siguria e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara është njëra prej prioriteteve më të larta të Departamentit. Kur një qyttar amerikan raportohet se është arrestuar në Korenë e Veriut, ne punojmë me ambasadën suedeze në Penjan, e cila shërben si fuqi mbrojtëse e SHBA-së në Korenë e Veriut”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Edhe tre qytetarë amerikanë janë duke u mbajtur në Korenë e Veritu, përfshirë Kim Sang Dok, i cili është raportuar se është arrestuar në muajin prill për akte armiqësore.

Arrestimi i këtij qyteti amerikan, vjen në kohën kur janë tensionuar raportet në mes të Uashingtonit dhe Phenjanit për shkak të programit bërthamor dhe testimit të raketave nga Koreja e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat