Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qendrën nukleare në Hanford, në jugperëndim të shtetit Uashington, pas shembjes së një pjese të tunelit në të cilin ndodhej vagoni me mbetje nukleare.
Zëdhënësi i departamentit për ekologji të shtetit federal Uashington, Rendi Bradberi ka thënë se ekspertët nuk kanë regjistruar ngritje të nivelit të radioaktivitetit dhe se askush nga punonjësit nuk janë lënduar, transmeton AP.