Hetimi Trump-Rusi: Michael Flynn urdhërohet për dorëzimin e dokumenteve

Amerika

Hetimi Trump-Rusi: Michael Flynn urdhërohet për dorëzimin e dokumenteve

Më: 11 maj 2017 Në ora: 08:07
Michael Flynn

Një panel i Senatit amerikan që po heton ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e vitit të kaluar ka lëshuar një kërkesë formale për dokumente nga ish-këshilltari i sigurimit kombëtar të Presidentit Donald Trump.

Michael Flynn nuk ka bashkëpunuar vullnetarisht  gjatë hetimeve, thotë Komiteti i Inteligjencës së Senatit.

Ai u detyrua të japë dorëheqjen në shkurt pasi nuk tregoi përmbajtjen e bisedimeve me diplomatët rusë.

Ndërkohë, pasojat po vazhdojnë  siç ishte edhe shkarkimi i drejtorit të FBI.

Shtëpia e Bardhë pohoi se James Comey u shkarkua të martën për trajtimin e hetimit rreth emaileve të Hillary Clinton.

Por mediat amerikane njoftuan se ai kishte kërkuar së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë për më shumë të dhëna rreth hetimit për lidhjet Trump-Rusi.

Komiteti i Zbulimit të Senatit tha se  kanë lëshuar një urdhëresë pasi Flynn refuzoi që më 28 prill të dorëzojë dokumente relevante për hetimin.

Flynn, një ushtar i pensionuar i ushtrisë, e mashtroi Shtëpinë e Bardhë  pasi diskutoi për sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë me të dërguarin rus Sergei Kislyak, para përurimit të Donald Trump president në janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat