AFP: Trump në stuhi politike pas shkarkimit të shefit të FBI-së

Amerika

AFP: Trump në stuhi politike pas shkarkimit të shefit të FBI-së

Më: 11 maj 2017 Në ora: 13:55
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, është në “stuhi politike” pas vendimit të tij për shkarkimin e drejtorit të FBI-së James Comey, për të cilin vetë Trump thotë se nuk ka lidhje me hetimet për përfshirjen eventuale të Rusisë gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, shkruan sot France Press.

Burime të afërta me Shtëpinë e Bardhë kanë bërë të ditur se Trump kishte dashur ta shkarkojë Comey qysh në fillim të mandatit presidencial pasi nuk i besonte me muaj.

“Është shumë e thjeshtë. Nuk e ka kryer mirë punën e tij”, ka thënë Trump, gjë të cilën AFP e vlerëson si “argument befasues” për largimin e Comey, mandati i të cilit në krye të FBI-së është dashur të skadojë në vitin 2023.

Zyrtarët nga radhët e demokratëve dhe republikanëve kanë kërkuar të dinë arsyet e shkarkimit të shefit të FBI-së. Opozita dyshon se Trump dëshiron të minojë hetimet, të cilat kanë hedhur hije mbi shefin e shtetit amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij.

Hetimet, të cilat nisën verën e kaluar, janë drejtuar në sulmet e hakerëve rusë në ekipin parazgjedhor të demokratëve  dhe në koordinimin eventual të Rusisë dhe shtabit zgjedhor të Trump. Trump ka demantuar çfarëdo lidhje me Rusinë në letrën për shkarkimin e Comey, për të cilin ka theksuar se “ka punuar keq” gjatë hetimeve për email-at e kandidates demokrate Hillary Clinton, derisa ishte sekretare e Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat