Takimi Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 16 maj

Amerika

Takimi Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 16 maj

Më: 11 maj 2017 Në ora: 13:54
Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohem më 16 maj në Uashington, konfirmoi Shtëpia e Bardhë, sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, në deklaratën me shkrim ka konfirmuar se presidenti Trump të martën, më 16 maj, në Shtëpinë e Bardhë, do të takohet me presidentin e Turqisë, Erdogan.

“Të dy liderët do të bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër çdo lloj terrorizmi”, theksoi në deklaratë Spicer.

Edhe Erdogan kishte paralajmëruar më herët se pas vizitës në Kinë, më 16 dhe 17 maj do të qëndronte për vizitë në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat