Trump këmbëngul: Nuk jam nën hetim

Amerika

Trump këmbëngul: Nuk jam nën hetim

Më: 12 maj 2017 Në ora: 06:34
Donald Trump

Donald Trump insiston të thotë se ai nuk është nën hetim nga FBI dhe se shkarkimi i kreut të saj, ishte një vendim vetëm i tij.

Drejtori i FBI-së, James Comey po drejtonte një hetim për ndërhyrjen e supozuar ruse dhe për bashkëpunim të mundshëm të zyrtarëve të stafit të Trump dhe Moskës. 

Presidenti amerikan e ka hedhur poshtë këtë hetim, duke e cilësuar një maskaradë, por kjo u kundërshtua menjëherë nga pasuesi i Comey. Në intervistën e parë, që nga shkarkimi i drejtorit të FBI-së, T

rump tha se të martën kishte pyetur James Comey-n, nëse ishte nën hetim apo jo. "I thashë, nëse është e mundur, më lejo të di, 'A jam unë nën hetim?' dhe ai mu përgjigj: Ti nuk je nën hetim", tha Trump për NBC. 

Gjithashtu, Trump tha se ish drejtori i FBI-së është një njeri që kërkon të duket dhe se FBI-ja ka qenë në rrëmujë, ndaj vendosi ta "djegë",Comey-n. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat