SHBA i bashkohet thirrjes së Këshillit të Artikut për të luftuar ndryshimet klimatike

Amerika

SHBA i bashkohet thirrjes së Këshillit të Artikut për të luftuar ndryshimet klimatike

Më: 12 maj 2017 Në ora: 08:49
Arktik, foto arkiv

Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar 7 vendeve të tjera të Këshillit të Arktikut, në thirrjet për të luftuar ndryshimet klimatike.

Paarësisht skepticizmit të shprehur nga shumë zyrtarë të administratës Trump për ndryshimet klimatike, grupi, që përbëhet nga SHBA, Rusia, Kandaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia, kanë thënë se janë të shqetësuar me rritjen e shpejt të temperaturave në Arktik dhe për këtë kanë fajësuar aktivitetet njerëzore.

Temperaturat në Artik janë duke u ngrohur dyfish më shpejt krahasuar me pjesën tjetër të planetit, me një mesatare prej 3.5 gradë celsius, që prej fillimit të shekullit të 20, duke çuar në shkrirjen e shpejt të akullnajave.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili ka qenë nikoqir i takimit në Fairbanks të Alaskës, i është bashkuar thirrjeve të grupit për veprim global për uljen e gazrave serë, edhe pse ai tha se Shtëpia e Bardhë ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen për klimën të arritur në Paris më 2015.

Tillerson, i cili është njëri prej zërave në administratë që ka deklaruar se SHBA duhet të qëndrojë në këtë marrëveshje, i ka thënë këshillit se administrata Trump nuk do të nxitohet që të marrë një vendim.

“Ne do të marrin vendimin e duhur për Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat