Brazili i jep fund emergjencës në lidhje me virusin Zika

Amerika

Brazili i jep fund emergjencës në lidhje me virusin Zika

Më: 12 maj 2017 Në ora: 21:06
Ilustrim

Brazili i ka dhënë fund emergjencës kombëtare në lidhje me virusin Zika, pas një rënie të theksuar të rasteve të prekura nga ky virus.

Shifrat e këtyre rasteve kanë rënë për 95% brenda muajve janar deri në prill, krahasuar me periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar.

Ky virus lidhet me lindjen e foshnjave me kokë shumë të vogël.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte tërhequr vendimin për emergjencë ndërkombëtare në nëntor të vitit të kaluar.

Virusi Zika ka shkaktuar lindje të foshnjave me defekte në afërsisht 30 shtete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat