Trump nuk do të zhvendosë për momentin ambasadën amerikane në Jerusalem

Amerika

Trump nuk do të zhvendosë për momentin ambasadën amerikane në Jerusalem

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 17:06
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi të mos e zhvendosë ambasadën amerikane në Jerusalem për momentin, ndryshe nga premtimi që kishte bërë gjatë fushatës, sipas një përgjegjësi amerikan.

“Donald Trump nënshkroi një klauzolë të veçantë që mundëson qëndrimin e ambasadës amerikane në Tel Aviv edhe gjashtë muaj të tjerë”, theksoi ky përgjegjës.

“Presidenti mendon se nuk është ende momenti i duhur”, shtoi i njëjti burim.

Gjatë fushatës presidenciale, Donald Trump kishte premtuar se do të zhvendoste ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, duke shkaktuar edhe reagime të ashpra nga pala palestineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat