Momente tmerri- Zogu ngec në motor, avioni përfshihet nga flakët

Amerika

Momente tmerri- Zogu ngec në motor, avioni përfshihet nga flakët

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 12:52
Pamje nga video

Ky është momenti i tmerrshëm kur  motor i një aeroplani të United Airlines filloi të nxjerrë flakë, pasi një zog e goditi atë në mes të fluturimit.

Ka qenë një pasagjer ai që ka filmuar momentin kur motorët e avionit janë përshirë nga flakët.

Avioni, i cili kishte destinacion Miamin, u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e O’hare të Çikagos. Pasagjerët kanë pritur dy orë në aeroport dhe më pas kanë nisur sërish udhëtimin e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që zogjtë shkaktojnë probleme të tilla. Sipas mediave amerikanë me qindra raste të tjera kanë ndodhur më parë, por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar tragjedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat