Kondorët, zogjtë gjigandë të Kalifornisë

Amerika

Kondorët, zogjtë gjigandë të Kalifornisë

Më: 14 janar 2018 Në ora: 23:59
Kondorët

Disa vjet më parë kondori, ky shpend i egër i Kalifornisë, po shkonte drejt zhdukjes. Në pikën më të ulët të tyre, në fund të viteve 1980, kishin mbetur vetëm 22 kondorë të Kalifornisë. Por në vitin 1992, pas përkushtimit dhe përpjekjeve intensive për shpëtimin e tyre, kondorët filluan të shtohen. Sot, kjo specie e mrekullueshme shpendësh grabitqarë po rikthehet.

"Ne i mbajmë kondorët këtu, pastaj i përgatisim për t'i lëshuar në gjendje të lirë."

Që nga viti 1992, konservues të specieve, zyrtarë shtetërorë, gjuetarë dhe fermerë, janë përpjekur për kthimin e këtyre shpendëve gjigandë në qiellin e Kalifornisë.

Kondorët thuajse po zhdukeshin nga gjuetia...por edhe ngaqë u helmuan se gëlltisnin mbetjet e plumbave tek kafshët e vrara nga gjuetarët, apo nga pesticidet.

Ky lloj pesticidi, DDT u ndalua në vitet 1970 dhe vetëm kohët e fundit Kalifornia ndaloi përdorimin e plumbave prej mineral plumbi, duke i zëvendësuar me bakër.

"Tani përdorim armë me fishekë prej bakri"

Ndryshimi është i madh.

"Tani ka më pak shpendë të ngordhur për shkak të plumbit. Kondorët po jetojnë më gjatë. Niveli i metalit plumb në gjakun e tyre po bie. Kemi reulztate të mira falë bashkëpunimit me gjuetarët dhe feremrët,"- thotë zoologu Kelly Sorenson.

Të suksesshme kanë qenë edhe programet për mbarështimin e kondorëve, por kjo nuk ka qenë e lehtë.

"Për të realizuar këtë na duhet të veprojmë në distancë. Nuk duhet që kondori të shohë njerëzit, sepse ka një prirje të natyrshme të njohjes. Gjithshka e bëjmë përmes një marionete, që kondori të mos e kuptojë që po veprojnë njerëzit,"- thotë zoologu Maichael Mace.

Nga 22 që ishte numri i tyre në pikën më të ulët, tani kondorët janë shtuar gradualisht, duke arritur në mbi 400 në gjendje të lirë.

Më e rëndëdishmja është se ata janë duke u shtuar në natyrë dhe janë duke e rritur territorin e tyre.

Kjo provon se speciet që janë drejt zhdukjes, me përpjekje, mund të shtohen përsëri.

"Shpresoj që në të ardhmen të mos merrem më këtë punë, sepse kondorët nuk do të kenë më nevojë të menaxhohen. Shpresoj që ata do të shtohen vetë, në gjirin e natyrës dhe askush nuk do të ketë nevojë që t'i vëzhgojë ata. Kjo është ajo që shpresoj të ndodhë me kondorët."- thotë biologia Amy List.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat