Ekzekutohet vrasësi serial, Anthony Shore, i pari për këtë

Amerika

Ekzekutohet vrasësi serial, Anthony Shore, i pari për këtë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:05
Anthony Shore

Shteti amerikan i Teksasit vendosi ekzekutimin e një vrasësi serial, i cili shënoi historinë kriminale duke mbytur viktimat e tij.

Ky ekzekutim ishte i pari për këtë vit në SHBA.

I ashtuquajtur “Tourniquet killer”, Anthony Shore, 55 vjeç, mori një injeksion vdekjeprurës në burgun në veri të Hustonit.

“Vdekja e tij u kostatua në orën lokale 18:28”, theksuan shërbimet e burgut.

Shore, për të cilin thuhej se ishte shumë i talentuar në muzikë, kishte pranuar se kishte vrarë një vajzë, dy adoleshente dhe një grua me origjinë hispanike. Gra të tjera e akuzuan se i përdhunonte.

Arrestimi i njeriut që dukej se bënte një jetë të rregullt ndodhi tetë vjet pas krimit të tij të njohur, vrasjes në vitin 1995 të një adoleshenteje 16-vjeçare, Dana Sanchez.

Anthony Shore ka vrarë gjithashtu një vajzë nëntëvjeçare, Diana Rebollar dhe një tjetër adoleshente, Laurie Tremblay, e moshës 14 vjeçe.

Por, ishte përdhunimi dhe vrasja në vitin 1992 e një vajze 21-vjeçare, Maria del Carmen Estrada, që çoi në dënimin me vdekje të tij.

Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka bërë një jetë normale në dukje, duke punuar, duke rritur fëmijët dhe duke luajtur në klubet e xhazit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat