Uashingtoni: Rusia vazhdon të ndërhyjë në procesin politik amerikan

Amerika

Uashingtoni: Rusia vazhdon të ndërhyjë në procesin politik amerikan

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 22:20
Dan Coats

Rusia vazhdon të përpiqet të dobësojë dhe të ndajë SHBA-në, duke ndërhyrë në procesin zgjedhor amerikan dhe në debatin politik, akuzoi sot shefi i shërbimeve sekrete amerikane, Dan Coats.

“Ky është një kërcënim që ne duhet ta marrim shumë seriozisht”, paralajmëroi nga ana e tij Christopher Wray, shefi i FBI-së, i pranishëm në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

“Për momentin, përpjekjet e Rusisë për të minuar vlerat tona themeltare nuk janë aq të mëdha saç ishin, kur influencuan zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, theksoi Coats.

Ndërhyrjet e Rusisë në presidencialet e vitit 2016 kanë detyruar Ministrinë e Drejtësisë që të emërojë një prokuror special të ngarkuar me hetimin e kësaj çështje, përfshirë këtu edhe një bashkëpunim të mundshëm mes ekipit të fushatës së Donald Trump dhe autoriteteve ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat