Rusia vazhdon "të kërcënojë" zgjedhjet në SHBA - Bota Sot
Rusia vazhdon "të kërcënojë" zgjedhjet në SHBA

Amerika

Rusia vazhdon "të kërcënojë" zgjedhjet në SHBA

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 08:40
Dan Coats, drejtor i inteligjencës kombëtare në SHBA.

Udhëheqësit e komunitetit të inteligjencës dhe sigurisë në Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia vazhdon të përdorë "metoda depërtuese" për të ndarë shoqërinë amerikane dhe shprehën shqetësim për sigurinë e zgjedhjeve.

"Ne vazhdojmë të shohim një fushatë të përhapur të mesazheve nga Rusia, në përpjekje për të dobësuar dhe ndarë SHBA-në", tha Dan Coats, drejtor i inteligjencës kombëtare.

"Qëllimi jonë këtu është thjesht t'i themi popullit amerikan se kemi njohuri për kërcënimin, është real, vazhdon dhe po bëjmë gjithçka të mundur për të pasur zgjedhje legjitime, të cilave populli amerikan mund t'iu besojë", tha Coats.

Ai shtoi se komuniteti i inteligjencës është i shqetësuar me kërcënimet ndaj zgjedhjeve të ardhshme, atyre për Kongres në nëntor dhe presidencialeve më 2020.

Coats i bëri këto komente në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë së bashku me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, dhe këshilltarin për siguri kombëtare, John Bolton.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka mohuar vazhdimisht raportet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe i ka refuzuar konstatimet e komunitetit të inteligjencës se përpjekjet e Kremlinit janë bërë për të ndihmuar zgjedhjen e tij president.

Coats tha se Rusia nuk është vendi i vetëm që po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, por nuk dha detaje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...