Pompeo përpiqet të sigurojë lirimin e pastorit amerikan

Amerika

Pompeo përpiqet të sigurojë lirimin e pastorit amerikan

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 19:50
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të premten me homologun e tij turk, në përpjekje për lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, të cilin Turqia e akuzon për mbështetje të terrorizmit.

Administrata Trump ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve turq lidhur me këtë çështje. Turqia i ka cilësuar sanksionet si të papranueshme. Mike Pompeo dhe Mevlut Cavusoglu u takuan në periferi të Forumit të vendeve të Azisë Juglirore që mbahet në Singapor.

Pas takimit dy diplomatët e lartë thanë se patën një bisedë konstruktive dhe se ranë dakord të përpiqen të zgjidhin problemet mes dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat