Trump e vë në pyetje inteligjencën e Lebron James

Amerika

Trump e vë në pyetje inteligjencën e Lebron James

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 11:42
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar basketbollistin e famshëm Lebron James i cili cilësohet "mbret i basketbollit".

Trump në një postim në rrjetin social Twitter ka kritikuar personalitetin e televizionit Don Lemon duke e quajtur "njeriu më i paditur në televizon" dhe shtoi se Lemon ka bërë "Lebronin të duket i mençur, gjë që nuk është e lehtë".

Trump përfundoi postimin me deklarimin "Unë e pëlqej Mike", që i dedikohej legjendës së NBA, Michael Jordan, në krahasim me Lebron James.

Trump kishe kritikuar vazhdimisht NFL, për mosdënimin e lojtarëve që gjunjëzohen gjatë himnit të flamurit në formë proteste.

"Sporti nuk është dicka që na ndan, por që na bashkon", tha James në një intervistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat