SHBA mohon përfshirjen në atentatin ndaj Maduros - Bota Sot
SHBA mohon përfshirjen në atentatin ndaj Maduros

Amerika

SHBA mohon përfshirjen në atentatin ndaj Maduros

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 18:15
Nikolas Maduro i sulmuar me dron

Këshilltari i presidentit amerikan për siguri nacionale John Bolton deklaroi sot se SHBA nuk kanë kurrfarë roli në tentim vrasjen e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro.

Zyrtarët e Venezuelës thanë se sulmi i mbrëmshëm ndaj Maduros, ku u plagosën shtatë persona, ishte kryer me fluturake pa pilot, e cila shpërtheu në afërsi të tij derisa po mbante një fjalim në manifestimin ushtarak në Karakas që po transmetohej direkt në televizion.

Bolton tha për Fox News se qeveria amerikan në asnjë mënyrë nuk është e përfshirë në këtë ngjarje dhe se shpërthimi mund të jetë vepër e vetë regjimit të Maduros. 

Kreu i Venezuelës nuk ka fajësuar SHBA për sulmin, por presidenti kolumbian Huan Manuel Santos  tha se inspiruesit dhe financuesit e sulmit jetojnë në Florida. Maduro i bëri thirrje presidentit Trump të arrestojë terroristët përgjegjës për atentatin, ndaj të cilit Bolton u përgjigj sot.

“Nëse Qeveria e Venezuelës ka informata bindëse, të cilat dëshiron t’i ndajë me ne dhe të cilat do të dëshmonin mundësinë e shkeljes së ligjit në SHBA, ne do t’i marrim ato seriozisht parasysh”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...