Maduro i bën thirrje Trump që 'të luftojë' të dyshuarit pas përpjekjes së dyshuar për vrasje - Bota Sot
Maduro i bën thirrje Trump që 'të luftojë' të dyshuarit pas përpjekjes së dyshuar për vrasje

Amerika

Maduro i bën thirrje Trump që 'të luftojë' të dyshuarit pas përpjekjes së dyshuar për vrasje

Nga: Beqir SINA - New York Më: 5 gusht 2018 Në ora: 19:45
Nikolas Maduro

Presidenti venezuelas Nikolas Maduro, që i shpëtojë sot një sulmi terrorist nga një "pajisje eksplozive me drone-" kërkoi "ndihmën" e Donald Trump, në atë që ai e quajti 'të luftojmë' të dyshuarit pas përpjekjes së dyshuar për vrasjen e tij.

Sipas shtypit amerikan ndoshta kjo ishte “një këshill” me një fjalë, për të majtën në rritje të socialisimit “Chaveist” në Venezuele, që proklamon aq shumë Presidenti Nikolas Maduro, i cili, ka qenë i ashpër në kritikat ndaj Preidentit të SHBA, Donald Trump, duke e paraqitur atë si një rrezik të madh për gjithë Amerikën e jugut.

1 orë pas një sulmi terrorist nga një 'pajisje eksplozive me drone-' pra të një përpjekjeje të dukshme për vrasjen, e presidentit venezuelas Nicolas Maduro, ai i bëri thirrje Presidentit Trump, që ta ndihmojë atë të luftojë terroristët që beson se janë pas sulmit kudra tij sot në Caracas.

"Kjo ishte një përpjekje për të vrarë mua," tha Maduro në një conference televizive një orë pas sulmit të së shtunës duke ripërsertur: "Sot ata u orvatën të më vrisnin mua."

Udhëheqësi majtistë i cili e quan veten lider të së majtës në Amerikën e Jugut, ishte duke dhënë një fjalim në një parad të madhe ushtarake,, në një ngjarje të transmetuar drejtpërdrejt në TV, kur mbi kuadratet e armatosur fluturojë një dronë me eksploziv që drejtohej tribunes së tij dhe shpërtheu në ajër.

Skenat e ngjarjes treguan se papritmas ai e nderpreu mesazhin i tronditur, ndërsa gruaja e tij, Cilia Flores, që qëndronte pranë tij, shihej shumë e tronditur pasi një zhurmë e madhe e shpërtheu në mes të parades ushtarake. Ushtarët thyen rendin dhe mund të shiheshin duke vrapuar në panik nga zona pasi truprojat u vendosen për të mbrojtur presidentin dhe gruan e tij.
Maduro tha se disa keqbërës u kapën, pa elaboruar se kush janë ata.

Ai fajësoi më pas në një fjalim të tij se kishte të bënte me një komplot ndërkombëtar që sipas tij ishte i lidhur me Kolumbinë, duke përfshirë presidentin Juan Manuel Santos dhe njerëz e tij në Florida, ku jetojnë shumë izraelito venezueliane.

"Hetimi paraprak tregon se shumë prej atyre që janë përgjegjës për sulmin, financuesit dhe planifikuesit, jetojnë në Shtetet e Bashkuara, në shtetin e Floridas", thotë CNN, sipas deklerates se Maduro.

Ai i bëri thirrje administratës Trump të "luftojë grupet terroriste që kryejnë sulme në vendet paqësore në kontinentin tonë, në këtë rast, Venezuelë".

Një zyrtar i lartë i departamentit të shtetit tha se: "Ne kemi dëgjuar raportet që dalin nga Venezuela. Dhe, ne po e ndjekim me kujdes situatën."

Një zyrtar kolumbian i tha Reuters se akuza për Santos ishte "absurde" dhe se presidenti kolumbian ishte këtë të shtunë në pagëzimin e mbeses së tij.

Image

Qeveria e Venezuelës në mënyrë rutinore akuzon kundërshtarët opozitar për komplotimin për të përmbysur Maduro, një udhëheqës thellësisht jopopullor në një vend të deshtuar nga një krizë ekonomike ku njerëzit po vuajnë një mungesë ushqimi dhe ilaçi, shkruan shtypi amerikan.

Prokurori i Përgjithshëm Tarek William Saab tha se përpjekja e vrasjes kishte në shënjestër gjithashtu oficerë ushtarakë të nivelit të lartë në skenë me Maduro. Saab tha se do të jepte më shumë informacion rreth hetimit të sulmit të hënën.

Shtimin e konfuzionit, e bëri edhe një grup që e quan veten “Ushtarët me bluzë” që morën përgjegjësinë, duke shkruar në një rrjet social në Facebook : "Ne treguam se ata janë të pambrojtur. Nuk ishte e suksesshme sot, por është vetëm çështje kohe. Suksesi ynë”.

Organizata që mori përsipër sulmin me dronë nuk u përgjigj një mesazhi nga axhenisa amerikane e lajmeve Associated Press.

Image

Shtatë ushtarë të Gardës Kombëtare, u tha se u plagosën në sulmin që e la Maduron të padëmtuar. Imazhet e përbashkëta në mediat sociale treguan oficerë që nxitonin të rrethonin Maduro me atë që dukej të ishte një pengesë e zezë, me antiplumb.

Këshilltari i presidentit amerikan për siguri kombëtare John Bolton deklaroi sot se SHBA nuk kanë kurrfarë roli në tentim vrasjen e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro.

Zyrtarët e Venezuelës thanë se sulmi i mbrëmshëm ndaj Maduros, ku u plagosën shtatë persona, ishte kryer me fluturake pa pilot, e cila shpërtheu në afërsi të tij derisa po mbante një fjalim në manifestimin ushtarak në Karakas që po transmetohej direkt në televizion.

Bolton tha për Fox News se qeveria amerikan në asnjë mënyrë nuk është e përfshirë në këtë ngjarje dhe se shpërthimi mund të jetë vepër e vetë regjimit të Maduros.

Image

Kreu i Venezuelës nuk ka fajësuar SHBA për sulmin, por presidenti kolumbian Huan Manuel Santos tha se inspiruesit dhe financuesit e sulmit jetojnë në Florida. Maduro i bëri thirrje presidentit Trump të arrestojë terroristët përgjegjës për atentatin, ndaj të cilit Bolton u përgjigj sot.

“Nëse Qeveria e Venezuelës ka informata bindëse, të cilat dëshiron t’i ndajë me ne dhe të cilat do të dëshmonin mundësinë e shkeljes së ligjit në SHBA, ne do t’i marrim ato seriozisht parasysh”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...