Sulmi ndaj Maduros, gjashtë të arrestuar - Bota Sot
Sulmi ndaj Maduros, gjashtë të arrestuar

Amerika

Sulmi ndaj Maduros, gjashtë të arrestuar

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 21:17
Sulmi ndaj Maduros

Autoritetet venezuelase kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përdorimin e dronëve me nga një kilogram eksploziv në një përpjekje për të vrarë presidentin Nicolas Maduro.

Ministri i Brendshëm Luis Reverol tha se sulmi i mbrëmshëm ishte terrorist dhe se arrestimet e reja do të pasojnë.

Shtatë persona u plagosën gjatë tentim vrasjes së shefit të shtetit të Venezuelës, derisa ai ishte së bashku me bashkëshorten e tij duke mbajtur një fjalim televiziv.

SHBA kanë hedhur poshtë mundësinë të jenë përfshira në sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...