Maduro fajëson liderin e opozitës për sulmin me dronë kundër tij - Bota Sot
Maduro fajëson liderin e opozitës për sulmin me dronë kundër tij

Amerika

Maduro fajëson liderin e opozitës për sulmin me dronë kundër tij

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:48
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka akuzuar liderët kyesorë opozitarë për lidhje me tentim-vrasjen kundër tij gjatë vikendit duke përdorur dronë.

Maduro ka drejtuar gishtin drejt liderit opozitar që jeton në ekzil në Kolumbi, Julio Borges, pas siç ka thënë ai një varg intervistash të bëra me gjashtë personat e arrestuar për këtë rast.

“Disa deklarata kanë dhënë shenja për Julio Borges. Hetimet drejtojnë nga ai”, ka thënë Maduro, pa dhënë detaje për rolin e dyshuar të Borgesit.

Kritikët e Maduros kanë thënë menjëherë të dielën pas sulmit, se frikësohen që lideri i Venezuelës do ta përdorë këtë rast si shkas kundër politikanëve opozitarë, në kohën kur janë rritur pakënaqësitë, si pasojë e ekonomisë tejet të dobët.

Në sulmin e së dielës, dy dronë të armatosur kanë shpërthyer derisa Maduro ishte duke folur në një ceremoni ushtarake.

Prokurorët kanë arrestuar gjashtë persona të cilët përballen me akuza për tradhti, tentim-vrasje dhe terrorizëm.

Maduro ka përmendur edhe ligjëvënësin opozitarJuan Requesens, si pjesë të këtij sulmi.

Mirëpo sipas ligjit të Venzuelës, të dy ligjvënësit, si Borges si Requesens kanë imunitet nga Prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...