Rekord i grave të nominuara në zgjedhjet afatmesme në SHBA

Amerika

Rekord i grave të nominuara në zgjedhjet afatmesme në SHBA

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Më shumë gra se asnjëherë më parë do të garojnë për pozitën e guvernatores dhe për ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, në zgjedhjet afatmesme që mbahen në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara.

Pas rezultateve preliminare të së martës në katër shtete, Kansas, Mishigen, Misuri dhe Uashington, ka rezultuar ashtu që 11 gra janë nominuar për pozitën e guvernatores dhe të paktën 173 gra tjera do të garojnë për ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve.

Këto shifra janë përshëndetur si një vazhdim i stories së suksesit nga aktivistet për gra në politikë.

Po ashtu njëra nga kandidatet për ulëse, pritet të shpallet gruaja e parë myslimane në Kongres.

Rashida Tlaib është nominuar nga demokratët dhe nuk do të kundërshtohet nga republikanët në muajin nëntor.

Përveç tjerash, ajo do të jetë edhe gruaja e parë palestinezo-amerikane që bëhet pjesë e këtij trupi.

Ndërkohë në një sondazh të realizuar të premten e kaluar është thënë se demokratët janë përpara republikanëve për 6.1 përqind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat