SHBA, të shtëna në Filadelfia, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur

Amerika

SHBA, të shtëna në Filadelfia, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 08:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën dy persona mbetën të vrarë dhe 4 të tjerë u dërguan në spital pasi mbetën të plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në veri të Filadelfias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një person ka qëlluar ndaj viktimave nga një makinë në lëvizje.

Policia ka bërë të ditur se viktimat dhe të plagosurit ishin duke qëndruar në anë të në rrugës, kur nga brenda një furgoni është qëlluar me armë të paktën 11 herë dhe më pas makina është larguar me shpejtësi.

Të paktën një nga të plagosurit është në gjendje kritike për jetën, ndërsa viktimat janë një burrë dhe një grua, të dy rreth të 30-ave.

Zëdhënësi i policisë u shpreh se deri tani nuk ka as më të voglën ide se çfarë ka ndodhur. “Ky është një shembull tjetër i dhunës së pakuptimtë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat