Melanie divorcohet nga Trump sapo t’i kalojë mandati

Amerika

Melanie divorcohet nga Trump sapo t’i kalojë mandati

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 17:09
Melanie dhe Trump

Një libër i ri nga një ish-bashkëpunëtore e Trump nga Shtëpia e Bardhë zbulon se Melanie ndëshkon bashkëshortin e saj me stilin e saj të modës dhe i dërgon atij mesazhe të fshehura.

Ish-bashkëpunëtorja e Trump-it pretendon se "ai hëngri një dokument konfidencial".

Zonja e parë e Amerikës dhe zgjedhjet e saj të diskutueshme të modës janë në të vërtetë një mesazh për burrin e saj, thotë Omaros Newman Menagolt, ish- bashkëpunëtore e Donald Trump në librin e saj të ri.

Me zgjedhjen e saj të veshjeve ajo në të vërtetë dënon Tramp, shkruan ajo.

Derisa zëdhënësja e Melanie demanton se bashkëshortja e Trump me veshjen e saj dërgon mesazhe të fshehura, duket se kjo nuk është aty.

Gjatë një udhëtimi në Teksas, Melanie veshi një xhaketë, e cila kushtonte 39 dollarë dhe kur ajo u kthye në aeroport, kishte një mesazh në anën e pasme: "Mua me të vërtetë nuk më intereson, po juve?"

Menagolt pohon se Melanie zgjodhi vetëm atë xhaketë, sepse ishte akti i saj i fundit i rebelimit kundër burrit të saj për ta lënduar atë.

"Unë mendoj se Melanie u detyrua të shkonte në atë udhëtim për të pastruar rrëmujën e lënë pas nga Trump dhe administratën e tij të pakuptimtë. Ajo veshi këtë xhaketë për të tërhequr vëmendjen ndaj vendimit të tij të diskutueshëm, si dhe për pandjeshmërinë e administratës”, tha ajo.

Menagolt thotë se Melanie e veshi këtë xhaketë për të treguar se si vendimet e burrit të saj ishin budallallëqe.

Omarosa Newman Menagolt, e cila u largua nga Shtëpia e Bardhë në dhjetor të vitit të kaluar, zbulon detajet eksplozive në librin e saj nga koha kur punoi si ndihmëse e Trump dhe drejtore e komunikimeve në Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun.

Në librin e saj, ajo me guxim pohon se Melanie Trump mezi pret bashkëshortin e saj për t'i dhënë fund një mandati, që të mund të ndahet prej tij.

"Sipas mendimit tim, Melanie numëron çdo minutë deri në fund të mandatit të tij, sepse dëshiron të divorcohet", shkruan Menagolt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat