Stuhia subtropikale Ernesto është formuar rreth 1.100 kilometra nga Newfoundland kanadez, tha sot Qendra Kombëtare e Uraganeve.
Pritet që stuhia të forcohet në 24 orët e ardhshme, por nuk do të godasë SHBA-në, raporton ABC News.
Deri më tash janë regjistruar erëra me shpejtësi deri në 65 kilometra në orë.