Melania Trump denoncon ngacmimet në internet

Amerika

Melania Trump denoncon ngacmimet në internet

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 20:17
Zonja e parë amerikane, Melania Trump

Zonja e parë amerikane, Melania Trump është shprehur sot se një nga prioritetet e saj është përpjekja kundër ngacmimeve në internet.

“Shumica e fëmijëve janë më të vetëdijshëm për përfitimet dhe kurthet e rrjeteve sociale, sesa disa të rritur”, u shpreh Melania Trump gjatë mbajtjes së një seminari për ngacmimet kibernetike në Maryland.

Rrjetet sociale mund të përdoren në shumë mënyra pozitive, por mund të jenë shkatërruese nëse keqpërdoren.

E pyetur në lidhje me mospërputhjen e dukshme midis përpjekjeve të Melania Trump në luftën kundër ngacmimeve në internet dhe sjelljes së bashkëshortit të saj në “Twitter”, zëdhënësja e Zonjës së parë iu përgjigj se kjo e fundit ishte e vetëdijshme për kritikët, por ato nuk do e shpërqendrojnë nga rruga që ajo e cilëson të drejtë.

“Presidenti është krenar për angazhimin e saj për kauza në ndihmë të fëmijëve dhe mbështet çdo nismë që ajo ndërmerr”, saktësoi zëdhënësja Stephanie Grisham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat