Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka bërë asnjë shkelje

Amerika

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka bërë asnjë shkelje

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 00:17
Sarah Sanders

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka bërë asnjë shkelje dhe nuk ka akuza kundër tij, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Ajo ka hedhur poshtë si “akuzë qesharake” idenë se Trump do të gënjejë publikun në lidhje me ryshfetin që ka paguar.

“Presidenti, në këtë çështje, nuk ka bërë asnjë shkelje dhe nuk ka akuza kundër tij”, tha Sanders.

Ajo e përsëriti një variant të kësaj deklarate disa herë pasi u pyet për marrëveshjen e pranimit të fajit nga Michael Cohen, ish-avokat i Trump, në lidhje me shpërdorimin e fondeve të fushatës.

“Vetëm pse Michael Cohen bëri një ujdi për pranimin e fajit, kjo gjë nuk do të thotë se presidenti implikohet”, shtoi ajo.

Sanders gjithashtu tha se ideja e një falje për Paul Manafort, ish-shefi i fushatës së Trump, i cili u dënua këtë javë, nuk ka qenë pjesë e një diskutimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat