Uragani Lane: Hawaii goditet nga vërshimet, stuhia po afron

Amerika

Uragani Lane: Hawaii goditet nga vërshimet, stuhia po afron

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 08:21
Pamje nga video

Hawaii është goditur nga një stuhi e fortë erërash dhe shi me rrebeshe pasi uragani Lane ka goditur shtetin amerikan, duke shkaktuar vërshime dhe shembje të tokës, raporton BBC.

Shkollat dhe zyrat janë mbyllur përderisa qytetarët u strehuan nga stuhia, e cila nga kategoria katër, u zvogëlua gjatë ditës së djeshme në kategorinë tre. Uragani solli erëra prej 200 kilometra në orë dhe të reshura të mëdha.

Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen emergjente në Hawaii, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se autoritetet janë duke ofruar ndihmën e nevojshme për qytetarët si përgjigje ndaj emergjencës së krijuar.

Situata mbetet e rrezikshme dhe disa vërshime përbëjnë shqetësim të madh, sipas Shërbimit Nacional të motit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat