Trump: Përparimi i Koresë së Veriut, i pamjaftueshëm

Amerika

Trump: Përparimi i Koresë së Veriut, i pamjaftueshëm

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 23:03
Donald Trump

Presidenti Donald Trump tha se ka udhëzuar sekretarin e shtetit Mike Pompeo që ta shtyjë një vizitë që kishte planifikuar për në Korenë e Veriut, me arsyen se përparimi i bërë për çnuklearizimin është i pamjaftueshëm.

Presidenti Trump tha në një koment në Twitter se nuk beson që Kina të jetë duke ndihmuar në përpjekjet për të frenuar Korenë e Veriut, për shkak të rritjes së presionit amerikan ndaj Pekinit për çështjet tregtare.

Të enjten, zoti Pompeo emëroi një ekzekutiv të lartë të kompanisë Ford Motor si të dërguarin e tij të posaçëm për Korenë e Veriut dhe tha se të dy do ta bënin vizitën javën e ardhshme.

Por Presidenti Trump thotë se i ka kërkuar sekretarit Pompeo të mos shkojë tani në Korenë e Veriut, për shkak të përparimit të pamjaftueshëm për çnuklearizimin e gadishullit Korean. Sipas disa vlerësimeve të pavarura, Koreja e Veriut në fakt po e shton aktivitetin bërthamor./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat