Vdes senatori John McCain

Amerika

Vdes senatori John McCain

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 06:36
John McCain

Ka vdekur në moshën 81 vjeçare, senatori republikan John McCain.

John McCain ka ndërruar jetë të shtunën, në shtëpinë e tij në Arizona, njofton zyra e tij.

McCain, që ishte senator për tri dekada,  vuante nga kanceri në tru, ndërsa ishte diagnosifikuar në korrik të vitit 2017.

Senatori ishte operuar gjatë prillit të këtij viti. 

McCain i ka shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës për disa dekada dhe kishte garuar edhe në zgjedhjet presidenciale.

Sipas njoftimin nga familja e tij, McCain ndërroi jetë në pasditen e së shtunës, pranë gruas së tij, Cindyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat