Një ngjarje tragjike ndodhi natën e mbrëmshme në Florida.
Sipas njoftimeve të fundit të policisë thuhet se David Katz, 24 vjeç vrau veten dhe dy të tjerë duke lënë të plagosur edhe 11 persona pas të shtënave në një kompleks në Jacksonville të Floridas.
Ndërkohë në rrjetet sociale nga miqtë e tyre dy persona janë identifikuar si personat e vrarë e që thuhet të jenë: Taylor ‘SpotMePlzzz’ Robertson, 27 vjeç nga Ballard-Virginia dhe Eli ‘Trueboy’ Clayton, 22 vjeç nga Woodland Hills në Kaliforni.
Por policia ende nuk ka konfirmuar identitetin e viktimave por që sipas tyre janë të shumta atributet e thurura për personat e cekur më lartë, nga miqtë e tyre në rrjetet sociale.
Një zyrtar i lartë i hetuesisë ka thënë se njeriu i armatosur vrau veten me një pistoletë që kishte pamje ‘laser’.
Shumë nga të plagosurit janë duke qëndruar të shtirë në spital përderisa bëhet e ditur se makina e të dyshuarit u kap nga policia prapa skenës.
Rreth 150 lojtarë garuan në konkurs për një çmim prej 5 mijë dollarësh dhe fituesi parashihej të shkonte në një turne në Las Vegas për të fituar një çmim prej 125 mijë dollarësh.
Një nga lojtarët që kishte mposhtur Katz në turne ka deklaruar se Katz ishte duke vepruar çuditshëm të dielnë dhe po mbante të veshura rrobat që kishte veshur nj ditë më parë.
Katz ishte pjesë e lojërave kompjuterike dhe në shkurt të vitit 2017 kishte fituar kampionatin Madden në Buffalo-Nju Jork.
Ndryshe i plagosur mbrëmë mbeti edhe një 19 vjeçar shqiptarë.