Trudeau: Do të nënshkruaj marrëveshje vetëm nëse është në favor të Kanadasë

Amerika

Trudeau: Do të nënshkruaj marrëveshje vetëm nëse është në favor të Kanadasë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 23:30
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau premtoi sot se do të mbrojë sektorin e qumështit kanadez në rinegocimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Kryeministri gjithashtu paralajmëroi se do të nënshkruajë marrëveshje me SHBA-në dhe Meksikën, vetëm nëse është e mirë për Kanadanë.

“Ne do të punojmë në mirëbesim, në mënyrë konstruktive por do të nënshkruajmë marrëveshje vetëm nëse është në favor të Kanadasë”, u shpreh ai në një komunikatë për shtyp në periferi të Montrealit.

Trudeau sqaroi se ekipi i tij negociues, i drejtuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland është aktualisht në Uashington për të shqyrtuar në detaj progresit të arritura mes SHBA-së dhe Meksikës. Ai theksoi gjithashtu arritje shumë pozitive në industrinë e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat