Ceremoni përkujtimore për senatorin McCain, Biden: I drejtë, i ndershëm, me dinjitet e respekt

Amerika

Ceremoni përkujtimore për senatorin McCain, Biden: I drejtë, i ndershëm, me dinjitet e respekt

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 19:18
Ceremoni përkujtimore për senatorin McCain

(E plotësuar) - Joe Biden, ish zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, ka kujtuar senatorin John McCain sot gjatë ceremonisë përkujtimore për të. Ai e ka quajtur McCAin të drejtë, të ndershëm dhe me dinjitet.

"Kushdo që e ka njohur e ka ditur, gjithmonë ka pasur vlera bazike. John ka qenë i drejtë, i ndershëm, i sinqertë, me dinjitet e respekt. Dhënia e urrejtjes nuk ka port të sigurt, duke mos lënë askënd prapa. Dhe duke kuptuar se si amerikanët, janë pjesë e diçkaje shumë më të madhe se vetja”, ka kujtuar Biden ish senatorin McCain që vdiq nga një sëmundje e rëndë javën e kaluar.

Presidenti Donald Trump nuk ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për të.

***

Në Uashington vemendja të premten është në selinë e Kongresit amerikan me një ceremoni solemne për senatorin John McCain. 

Arkivoli me trupin e senatorit të ndjerë John McCain, i cili vdiq të shtunën në moshën 81 vjeçare, u soll në Kongres për herë të fundit të premten paradite, ku atij po i bëhen homazhe në sallën rrethore të Kapitolit, një nder që u është rezervuar deri më sot vetëm 30 personaliteteve që nga viti 1852, kur filloi kjo praktikë. Trupi i Senatorit republikan të Arizonës u soll në Uashington pas një ceremonie përkujtimore të ejten në qytetin Phoenix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat