Trump kërcënon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Tregtisë

Amerika

Trump kërcënon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Tregtisë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 22:15
Presidenti i SHBA Donald Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi se do t'i tërheqë SHBA nga Organizata Botërore e Tregtisë nëse ky grup i tregtisë globale nuk "reformohet".

"Nëse ajo nuk reformohet, unë do të tërhiqesha nga Organizata Botërore e Tregtisë", tha Presidenti Trump për rrjetin Bloomberg News. Ai tha se marrëveshja për krijimin e Organizatës Botërore të Tregtisë ishte "marrëveshja më e keqe tregtare e arritur ndonjëherë".

Një tërheqje e SHBA mund të paralizonte një nga themelet e sistemit të tregtisë globale, për krijimin e të cilit Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol thelbësor.
Kërcënimi i zotit Trump për të dalë nga Organizata Botërore e Tregtisë vjen pas njoftimit të Bloomberg News se ai planifikon të imponojë tarifa me një vlerë shtesë prej 200 miliardë dollarësh ndaj importeve kineze, duke filluar nga java e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat