Fjalimi prekës i vajzës së John McCain, kritikon Trumpin

Amerika

Fjalimi prekës i vajzës së John McCain, kritikon Trumpin

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 19:50
Meghan McCain

Meghan McCain ka folur në Katëdralen e Washingtonit pranë trupit të babait të saj të ndjerë John McCain.

Ajo tregoi sa i ndryshëm ishte ai nga presidenti Donald Trump, i cili nuk ishte i pranishëm në ceremoni dhe me të cilin ish-senatori nuk kishte raporte të mira.

Megjithëse Meghan McCain nuk e përmendi presidentin amerikan me emër ajo bëri disa referime gjatë fjalës së saj.

“Amerika e John McCain nuk ka nevojë të bëhet madhështore sërish, sepse Amerika gjithmonë ishte e mrekullueshme’, tha ajo duke iu referuar sloganit të kampanjës së Trump në zgjedhjet e vitit 2016.

Fjalia u përcoll me duartrokitje.

Ish-aviatori, i cili u burgos në Vietnam për më shumë se pesë vjet, do të varroset nesër në kolegjin ku studioi, në Akademinë Detare të SHBA’së në Annapolis të Merilendit.

McCain vdiq të shtunën e kaluar në moshën 81 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e trurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat