Pentagoni po ndalon ndihmën ushtarake për Pakistanin

Amerika

Pentagoni po ndalon ndihmën ushtarake për Pakistanin

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 19:09
Pentagoni

Shtetet e Bashkuara po e anulojnë ndihmën ushtarake prej $300 milionë dollarësh për Pakistanin, ngaqë ky vend i Azisë Jugore mendohet që ka dështuar në marrjen e “masave vendimtare” kundër militantëve.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Pakistanit të mos strehojë militantët, që kryejnë sulme në Afganistan.

Zyrtarët amerikanë e akuzojnë Islamabadin se nuk ka marrë masa kundër kryengritësve, por Pakistani thotë se ka shpenzuar miliarda dollarë dhe se ka humbur shumë jetë njerëzish në luftën kundër terrorizmit.

Disa muaj më parë Presidenti Donald Trump tha se në këmbim të miliarda dollarëve të ndihmës amerikane, Pakistani nuk ka bërë asgjë për Shtetet e Bashkuara, veçse mashtrime.

Zëdhënësi i Pentagonit tha se institucioni i tij do t’i shpenzojë paratë për përparësi të tjera më urgjente. Ky vendim i Pentagonit duhet të miratohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat