Miliarderi kinez arrestohet në SHBA

Amerika

Miliarderi kinez arrestohet në SHBA

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 20:51
Miliarderi kinez Liu Qi'angdong

Miliarderi kinez Liu Qi'angdong, i njohur si Richard Liu, u arrestua në Mineapolis nën dyshimet për sjellje të papërshtatshme seksuale, sipas të dhënave të burgjeve nga Henepin County.

Liu, 45-vjeç, është liruar ndërkohë, por ndaj tij pritet të ketë padi penale, transmeton AP.    

Ai është themeluesi i kompanisë elektronike të tregtisë JD.com, me seli në Pekin, e cila pretendon se ai  është akuzuar gabimisht.

John Elder, zëdhënës i Departamentit të Policisë në Minneapolis, tha se hetimi ishte duke u zhvilluar, por refuzoi të japë më shumë informacion të detajuar rreth arrestimit, transmeton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat