Senatori McCain do të prehet në Akademinë Ushtarake të Anapolisit

Amerika

Senatori McCain do të prehet në Akademinë Ushtarake të Anapolisit

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 23:23
McCain do të prehet pranë mikut tij të hershëm, shokut të tij të klasës në Akademi, Admiralit Chuck Larson, i cili vdiq në vitin 2014.

Pesë ditë të zisë dhe ceremoni të ndryshme mortore për senatorin amerikan John McCain marrin fund sot, me varrimin e tij në Akademinë Ushtarake në Annapolis, të Merilendit, afër Washingtonit.

McCain do të prehet pranë mikut tij të hershëm, shokut të tij të klasës në Akademi, Admiralit Chuck Larson, i cili vdiq në vitin 2014.

Gjatë gjithë këtyre ditëve populli amerikan, familjarë, miq dhe udhëheqës e nderuan senatorin McCain me disa ceremoni, ku folësit shprehën respektin e tyre për një njeri me virtyte të larta, patriot dhe të guximshëm, një ligjvënës që vuri gjatë gjithë jetës së tij interesat e Amerikës mbi gjithshka, duke kapërcyer edhe linjat partiake.

Vetë McCain kishte kërkuar që në shërbesën përkujtimore të tij të flisnin dy ish-presidentë, dikur rivalë të tij në politikë, George W. Bush dhe Barack Obama, duke dhënë një mesazh të qartë për politikanët amerikanë: bashkëpunimin për interesat e vendit.

Në një letër lamtumire drejtuar kombit, zoti McCain shkruante: “E dobësojmë madhështinë tonë kur ngatërrojmë patriotizmin me rivalitetet fisnore që kanë mbjellë fyerje, urrejtje dhe dhunë në mbarë anët e globit. E dobësojmë kur fshihemi pas mureve të larta, në vend që t’i shembim ato; kur vëmë në dyshim fuqinë e idealeve tona, në vend që të besojmë se ato do të jenë forca e madhe për ndryshim, siç kanë qenë gjithnjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat