Fillon seanca për konfirmimin e gjykatësit Brett Kavanaugh

Amerika

Fillon seanca për konfirmimin e gjykatësit Brett Kavanaugh

Beqir SINA – New York Nga Beqir SINA – New York Më 4 shtator 2018 Në ora: 18:20
Brett Kavanaugh

WASHINGTON D.C - Seanca e konfirmimit të Senatit për kandidatin e Gjykatës Supreme të emruarin e Presidentit Trump Brett Kavanaugh - filloi me një skenë kaotike të martën në mëngjes, ndërsa demokratët “shtynë” protestuesit  të ndërpresin Seancën për procedimet, duke nxjerr jashtë sallës me nderhyrjen e rojeve të sigurisë, edhe gazetarët, fotoreporteret dhe dëgjuesit.

“Komiteti mori në procedim natën e kaluar, në një Seancë dëgjimore më pak se 15 orë, 42,000 faqe dokumente që, gazetarët thanë se ne nuk kemi patur mundësi t’i lexojmë, e jo më që ne senatoret t’i shqyrtojmë apo analizojmë,” tha Sentorja demokrate e Kalifornisë Kamala Harris, D-Kaliforni, në momentet pas hapjes së séances duke shtuar se: "Nuk mund të ecim përpara me këtë senace dëgjimi".

Senatoria demokrate  Amy Klobluchar, nga Minesota, ishte në panel me senatoren Kammala Harris dhe senatorin Richard Blumenthal, D-Conn dhe ju drejtua kryetarit të kësaj Séance : "Z. Kryetar, në qoftë se nuk mund të njihemi, me 42 mijë faqe, ne nuk kemi mundesi ti martrim në shqyrtim, prandaj ne mendojm që Seanca të shtyhet ... na  është mohuar qasja reale në dokumentet e vërteta që na duhen ", duke shtuar se "gjithashtu, duket qart se republikanët e kanë kthyer dëgjimin në një" tallje ", tha Harris, duke u larguar nga salla në mënyrë demostrative.

Demokratët e tjerë në sallë filluan të shtonin korin e shqetësimeve, duke fërshëllyer dhe goditur me forcë tavolinat me mikrofonat, dhe duke e ndërprerë fjalimin e senatorit republikan Grassley. 

"Çfarë po përpiqemi të fshehim? Pse po nxitojmë? ", Pyeti Senatori demokrat veteran Patrick Leahy, i Vermontit.

Ndërsa ligjvënësit u kthyen përsëri mes zhurmave të pranishmeve në panel, protestuesit në sallën e dëgjimit nxorrë pankarta dhe fërshëllenin e hidhnin parrulla kundra votimit, duke ndërprerë disa her procedurën të paktën per disa minuta para të seancës dëgjimore.

 "Ju lutem votoni jo! Ju lutem mos votoni!" bërtisin ata nga salla deri sa u shoqëruan nga rojet e sigurisë, dhe duke dalë nga salla e Senatit.

Gazetarët, thanë, se Seanca e të martës përqendrohet vetëm në hapjen e deklaratave nga anëtarët e komisionit dhe Kavanaugh dhe nuk mund të vendos ajo.

"Një gjykatës i mirë duhet të jetë një arbitër - një arbitër neutral dhe i paanshëm që nuk favorizon asnjë çështje gjyqësore apo politike ..."

 Kavanaugh pritet të thotë, sipas fragmenteve të deklaratës së tij të hapjes të lëshuar të martën në mëngjes se : "Unë nuk vendos rastet në bazë të preferencave personale apo të politikave.", shkruan shtypi amerikan sot pas kësaj senace kaotike në Senat pas protestave të demokratve.

Deklarata e demokratve përfshinte lavdërime për Merrick Garland, kandidat i lartë i Obamës, të cilin republikanët nuk i dhanë votën në një seancë dëgjimore në Senat, ku Kavanaugh, e quajti atë një "gjyqtar të shkëlqyer kryesor" dhe, së bashku me pjesën tjetër të gjyqtarëve ai shërbente me moton : "një koleg dhe një shok."

Kavanaugh, është një gjyqtar federal i gjykatave të apelit me seli në Uashington, dhe pritet të përballet me pyetjet nëse ai do të përmbysë precedentët e mëparshëm, duke përfshirë vendimin e rëndësishëm të gjykatës së vitit 1973 mbi të drejtat e abortit, çështjen Roe v. Wade.

Demokratët, pritet gjithashtu të hedhin në “grep” Kavanaugh në qëndrimin e tij mbi pushtetin ekzekutiv, përvojën e tij duke punuar me prokurorin special të admistrates Clinton, zotin Ken Starr dhe kohën e tij duke shërbyer si sekretar i stafit të Shtëpisë së Bardhë për Presidentin Xhorxh W. Bush.

53-vjeçari do të dalë përpara Komitetit Gjyqësor të Senatit të marten mbasdite për të dëgjuar deklaratat e hapjes së anëtarëve dhe për të dorëzuar emrimin e tij. Ish-sekretarja e shtetit, Condoleezza Rice dhe senatori Rob Portman, R-Ohio, do të jenë mes atyre që do të paraqesin zyrtarisht kandidatin e republikanve gjyqatarin Kavanaugh,nga ana e Presidentit Trump.

Demokratët e Senatit kanë bërë thirrje për një vonesë në konfirmimin e Kavanaugh, muajin e kaluar, kur ish-avokati personal i Trump, Michael Cohen, u deklarua fajtor për shkelje të fushatës për financim dhe akuza për mashtrim dhe kur presidenti nuk pranoi të përjashtonte faljen për Paul Manafort pas ish-menaxhmentit të fushatës Trump - për dënim për mashtrim tatimor dhe akuza të tjera për krimet.

Ata shprehën shqetësim për komentet e Kavanaugh lidhur me pushtetin ekzekutiv, sepse ata thanë se ai mund të ndihmonte në mbrojtjen e presidentit në disa fronte, veçanërisht në hetimin e Rusisë të udhëhequr nga këshilltari special Robert Mueller.

Kavanaugh shkroi në një artikull të Revizionit të Ligjit në Minesota në vitin 2009 se është "jetësore që Presidenti të jetë në gjendje të përqëndrohet në detyrat e tij të pafundme me sa më pak distractions të jetë e mundur".

"Vendi dëshiron që Presidenti të jetë 'një prej nesh', i cili mban të njëjtat përgjegjësi të qytetarisë që të gjithë ndajnë. Por unë besoj se Presidenti duhet të lirohet nga disa nga barrët e shtetësisë së zakonshme, ndërsa shërben në detyrë, "shkroi Kavanaugh.

Ai vazhdoi duke argumentuar se Presidenti Bill Klinton mundi të hiqte shqetësimin e rastit të abuzimit seksual me Paula Jones dhe u përqëndrua në problemin Osama bin Laden.

Ai gjithashtu bëri komente në një ngjarje të vitit 2016 në të cilën ai tha se një vendim i vitit 1978 që krijon një sistem për këshillat e pavarur për të hetuar zyrtarët qeveritarë për krimet federale duhet të përmbyset.

Trump emëroi Kavanaugh në fillim të korrikut, jo shumë kohë pasi Gjykata e Lartë e Drejtësisë, Anthony Kennedy, njoftoi daljen në pension të tij. Të premten, administrata Trump, njoftoi se Shtëpia e Bardhë shtyu proceduren për mbajtjen e 100.000 dokumenteve nga rekordi i Shtëpisë së Bardhë të Kavanaugh dorzuar nga Kongresi.

"Jemi dëshmitarë të një masakre të dokumenteve të natës së premte. Vendimi i Presidentit Trump për të hyrë në momentin e fundit dhe për të fshehur 100,000 faqe të të dhënave të gjyqtarit Kavanaugh nga publiku amerikan, nuk është vetëm i pashembullt në historinë e emërimeve të Gjykatës së Lartë, ajo ka të gjitha masat e mbulimit, " deklaroje udhëheqësi i Pakicave të Senatit Chuck Schumer , DN.Y.,në një deklaratë të premten e kaluar.

Më pas, të hënën mbrëma, avokati i ish presidentit George W. Bush i ktheu 42,000 faqe dokumente nga shërbimi i Shtëpisë së Bardhë të kandidatit, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga senatori Schumer, i cili përsëri thirri një pjesmarrje për në senacë.

Komisioni Gjyqësor ka 430,000 dokumente në baza konfidenciale, të cilat janë shqyrtuar nga stafi i kryetarit të komisionit, Sen. Chuck Grassley, R-Iowa. Nga ky grup, 287,000 janë bërë publike, me demokratët duke shprehur shqetësim se dokumentet që lidhen me punën e Kavanaugh si sekretari i stafit të Bush nuk po i dorëzoheshin ligjvënësve.

Paneli ka kërkuar që Arkivi Kombëtar të prodhojë regjistrime presidenciale nga shërbimi i Kavanaugh si avokat i degës së ekzekutivit dhe kur ai punonte për Starr. Ish Administrata Bush gjithashtu tha se po siguron të dhëna në baza të përshpejtuara.

Dy ditët e ardhshme do të sjellin disa raunde të shkëmbimit të pyetjeve dhe përgjigjeve midis senatorëve dhe Kavanaugh, me ditën e fundit pritet të përqëndrohet në panelet e ekspertëve ligjorë të ftuar nga shumica dhe pakica. Dëshmitarët e ftuar nga demokratët përfshijnë John Dean, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Richard M. Nixon, i cili pritet të diskutojë mbi abuzimin e pushtetit ekzekutiv.

"Republikanët e Senatit kanë për qëllim të konfirmojnë Kavanaugh deri në fund të shtatorit, në kohë për fillimin e mandatit të ardhshëm të Gjykatës së Lartë në tetor. Nëse çdo demokrat do të votojë kundër tij, republikanët nuk mund të përballojnë një refuzim të demokratve, veçanërisht tani pas vdekjes së senatorit John McCain, R-Ariz. Demokratët për rizgjedhje në votimet e nëntorit do të jenë kyçe në përcaktimin, nëse Kavanaugh është konfirmuar" thanë analistët e këtyre çështjeve nga Washingtoni në televizionet amerikane.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat