Stuhia rrëzon çmimet e naftës

Amerika

Stuhia rrëzon çmimet e naftës

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:12
Ilustrim

Çmimi i naftës amerikane WTI ra nën 69 dollarë për barel për shkak të rezervave të mëdha në SHBA dhe stuhisë tropikale.

WTI për dërgesat e tetorit u lirua për 1,10 centë në 68,77 dollarë për barel në bursën e Nju Jorkut, njofton agjencia Bloomberg.

Nafta e Detit të Veriut për dërgesat e nëntorit u lirua po ashtu 1,10 centë në 77,16 dollarë për barel në bursën ICE Evropa në Londër, pas ngritjes së djeshme në madje 79,72 dollarë.

Rezervat në pritje dhe pritjet e efekteve negative të stuhisë tropikale kanë kufizuar rritjen e çmimit të naftës, ndërkohë që stuhia "Gordon" është dobësuar dukshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat