Brazil, tentohet të vritet kandidati për President

Amerika

Brazil, tentohet të vritet kandidati për President

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 09:54
Jair Bolsonaro

Teksa Brazili ka hyrë në periudhën e fushatës elektorale për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, dhuna s’ka të ndalur, e atentatet po ashtu.

Jair Bolsonaro, kandidati në zgjedhjet presidenciale në Brazil u sulmua me thikë gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin juglindor Minas Gerais.

Politikani kontrovers, i cili ka zemëruar shumë në Brazil me komente raciste dhe homofobike, qëndron lart në sondazhe.

Politikani i ekstremit të djathtë, 63-vjeçari Bolsonaro përfaqëson Partinë Social-Liberale, ai ndiqet nga miliona brazilianë në mediat sociale dhe shumëkush i referohet atij si “Trumpi brazilian”.

Zgjedhjet e përgjithshme në Brazil do të zhvillohen në tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat