Libri i Woodward për Shtëpinë e Bardhë është "mashtrim"

Amerika

Libri i Woodward për Shtëpinë e Bardhë është "mashtrim"

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 15:11
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka cilësuar si “mashtrim” shkrimet e gazetarit Bob Woordward për punën e brendshme të administratës së presidentit, duke thënë se në të përfshihen citime të rreme.

“Libri i Woodward është mashtrim. Unë nuk flas në mënyrën si jam cituar sepse përndryshe nuk do të isha zgjedhur president. Këto citime janë shpikur. Autori ka përdorur secilën mënyrë për të më nënvlerësuar”, ka thënë Trump.

Duke u bazuar në qindra orë intervistë, ndihmës të lartë të Trumpit citohen të kenë thënë se ata kanë fshehur dokumente të ndjeshme për ta parandaluar Trumpin nga nënshkrimi i tyre, në mënyrë që të parandalohet shkatërrimi i sistemit të tregtisë botërore dhe nxitja e konflikteve.

Kjo ide është mbështetur edhe në një arikull me autor anonim në The New York Times, të publikuar të mërkurën, në të cilën është thënë se pjesëtarë të administratës së Trumpit po pengojnë pjesë të agjendës së tij.

Ndonëse nuk ka përmendur emrat e burimeve të tij, Woodward ka thënë se ka folur me persona që janë apo kanë qenë të angazhuar në administratën e Trumpit, me të cilët ka diskutuar jo vetëm për personalitetin e presidentit, por edhe për diskutime të mëdha politike rreth Koresë Veriore dhe Afganistanit./REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat