Trump në pritje të letrës pozitive nga Kimi - Bota Sot
Trump në pritje të letrës pozitive nga Kimi

Amerika

Trump në pritje të letrës pozitive nga Kimi

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 20:12
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se një letër nga lideri verikorean, Kim Jong Un, për të cilën ai beson se do të jetë pozitive, është në rrugë e sipër, transmeton Reuters.

“E di se një letër është duke ardhur tek unë, një letër personale nga Kim Jong Un. Ka arritur në kufi një ditë më parë”, ka thënë ai para gazetarëve.

“Është duke ardhur. Sot është një ditë e mrekullueshme dhe besoj se do të pranojë një letër pozitive”.
Të dy liderët i kanë nisur edhe më parë letra njëri-tjetrit lidhur me programin bërthamor të Koresë Veriore, duke përfshirë edhe mesazhe përmes rrjeteve sociale.
Të enjten presidenti amerikan ka falënderuar Kimin në një postim në Twitter për deklarim të “besimit të palënkundur për presidentin Trump”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...