SHBA kërkon zgjidhje politike mes Izraelit, Rusisë dhe Sirisë

Amerika

SHBA kërkon zgjidhje politike mes Izraelit, Rusisë dhe Sirisë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 19:42
Staffan de Mistura

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura i kërkoi Rusisë, Sirisë dhe Izraelit të përmbahen nga veprimi ushtarak, pas rrëzimit të një avioni ushtarak rus.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fillim të një takimi mbi Sirinë, se një aksion i ri ushtarak do të "përkeqësonte situatën tashmë komplekse".

De Mistura shprehu shqetësim në lidhje me fillimin e aktiviteteve ushtarake, në një kohë kur ofensiva ushtarake në fortesën e fundit rebele në Idlib, u ndërpre pasi presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan, të hënën arritën një marrëveshje mbi krijimin e një zonë të demilitarizuar.

Në të njëjtën kohë, Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo tha sot se të shtënat ishin nga zjarri sirian poshtë avionit rus dhe ishte një incident "për të ardhur keq", dhe duhet të gjendet një zgjidhje politike eë konfliktit.

"Incident fatkeq, na kujton nevojën për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, paqësore dhe politike për shumë konflikte të mbivendosura në rajon", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat