Takimi i përvitshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së - Bota Sot
Takimi i përvitshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Amerika

Takimi i përvitshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 06:09
OKB

Çdo shtator, udhëheqësit botërorë vijnë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me seli në Nju Jork. Këtë vit takimi fillon të martën, më 25 shtator.

I ashtuquajturi “debat i përgjithshëm”, është takimi në Asamblenë e Përgjithshme, ku përfaqësues të të gjitha vendeve mbajnë me radhë fjalime. Në fakt, në sallë nuk zhvillohet një debat në kuptimin e vërtetë të fjalës. Thjesht vendet e ndryshme e marrin fjalën njëri pas tjetrit dhe flasin për çështjet më të rëndësishme për qeveritë përkatëse.

Si përcaktohet radha e folësve?

Sipas traditës, Brazili është vendi i parë që merr fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kjo traditë ka filluar në vitin 1947. Sipas Kombeve të Bashkuara, në vitet e para të formimit të organizatës, askush nuk donte të ishte i pari të fliste dhe Brazili, vullnetarisht, merrte fjalën i pari. Vendi mikpritës, Shtetet e Bashkuara, flasin gjithmonë të dytët, pas Brazilit.

President Donald Trump është në plan të flasë ltë vit të martën në mëngjes. Ai vazhdimisht e ka kritikuar organizatën botërore, duke thënë se Shtetet e Bashkuara, që paguajnë 22 për qind të buxhetit të OKB-së prej 5,4 miliardë dollarësh, paguajnë shumë.

Radha e folësve të tjerë të debatin e përgjithshëm dy-ditor përcaktohet nga disa faktorë, si balanca gjeografike, apo radha sipas kërkesës, por edhe nga faktorë të tjerë.

Gjatësia e fjalimeve

Folësve u kërkohet që fjalimi i tyre të mos jetë më tepër se 15 minuta, por në praktikë, ata flasin edhe më gjatë.

Fjalimi më i gjatë në historinë e Kombeve të Bashkuara ka qenë ai i udhëheqësit kuban, Fidel Castro, në vitin 1960: katër orë e gjysëm, edhe pse ai nuk e mbajti fjalimin në debatin e përgjithshëm.

Gjatë ditëve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit botërorë ndjekin edhe takime për çështje të ndryshme. Me këtë rast, ata zhvillojenë edhe diskutime private.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...