Trump kërkon uljen e çmimit të naftës

Amerika

Trump kërkon uljen e çmimit të naftës

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 21:09
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot vendeve anëtare të OPEC-ut të mos rrisin më çmimin e naftës dhe të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre.

“Ne mbrojmë shumë nga këto kombe për asgjë dhe ato përfitojnë për të na imponuar çmime nafte më të larta”, deklaroi ai nga tribuna e Asamblesë së Përgjithshme në OKB, ku dukej se shënjestronte drejtpërdrejtë aleatët e tij të Gjirit, shkruan ATSH.

“Kjo nuk është e mirë. Ne duam që ata të ndërpresin rritjen e çmimeve dhe që t’ë fillojnë t’i ulin. Dhe ato duhet të kontribuojnë në mënyrë substanciale duke filluar nga tani në përpjekjen për mbrojtje”, shtoi ai, pa dhënë më shumë detaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat