Policia lokale e Meksikës dyshohet për lidhje me banda kriminale - Bota Sot
Policia lokale e Meksikës dyshohet për lidhje me banda kriminale

Amerika

Policia lokale e Meksikës dyshohet për lidhje me banda kriminale

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 08:40
Meskikë

E gjitha njësia policore e angazhuar në qytetin bregdetar të Meskikës, Akapulko është nën hetime, pas dyshimeve për përfshirje në banda të drogës.

Dy komandantë të akuzuar për vrasje janë duke u kërkuar derisa të gjithë policët e tjerë janë çarmatosur.

Policia shtetërore dhe ushtria do të patrullojnë në qytet në vend të këtyre njësiteve.

Akapulko është bërë i njohur pasi është konsideruar vend i personave të famshëm dhe të pasur, mirëpo më pas ka rënë pre e tregtisë së drogës dhe vrasjeve.

Shteti, pjesë e të cilët është ky qytet, Guerrero, është një nga vendet më të rrezikshme, pasi disa zona kontrollohen nga bandat kriminale, të cilët mbikqyrin prodhimin e heroinës.

Hetuesit federalë kanë thënë se kanë marrë këtë hap “për shkak të dyshimeve se forcat policore janë përfshirë në grupet krimianale” dhe nuk janë duke luftuar krimin.

Meqë pagat janë të vogla dhe ka pak trajnime, policia lokale e Meksikës është shndërruar në shënjestër të karteleve të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...