Trump kryeson mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Amerika

Trump kryeson mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 14:13
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të kryesojë sot një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë.

Kjo është vetëm hera e tretë që një udhëheqës amerikan kryeson një mbledhje të tillë.

Të martën, Trump, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, i akuzoi udhëheqësit e Iranit për "kaos, vdekje dhe shkatërrim".

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, e përshkroi SHBA-në si "keqtrajtuese".

Irani nuk është anëtar i Këshillit të Sigurimit, por Rohani pritet të mbajë konferencë për media pas takimit.

Sesioni i sotëm nuk do të fokusohet në asnjë vend të caktuar, por do t'iu mundësojë udhëheqësve të pranishëm botërorë të shprehin pikëpamjet e tyre mbi mënyrat e trajtimit të armëve të shkatërrimit në masë.

Megjithatë, në një postim të mëhershëm në Twitter, Trump ka thënë se do të "kryesojë takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Iranin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat