Sot votimi në Komisionin Juridik për Gjykatësin Kavanaugh

Amerika

Sot votimi në Komisionin Juridik për Gjykatësin Kavanaugh

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:38
Gjykatësi Brett Kavanaugh dhe akuzuesja e tij, profesore Christinë Blasey Ford

Votimi i sotëm në Komisionin Juridik të Senatit, pason një ditë dramatike. Gjykatësi Kavanaugh dhe akuzuesja e tij, profesore Christinë Blasey Ford vetë dhanë dëshmi emocioane para senatorëve dhe para publikut amerikan që e ndoqi gjatë gjithë ditës seancën nga e cila varen vendime të rëndësishme për të ardhmen e proesit të konfirmimit të kandidatit të gjykatës së lartë. Shoqata e Juristëve Amerikanë nxiti Komisionin Juridik dhe Senatin ta shtyjnë votimin që t’i japin kohë FBI-së që të bëjë një kontroll të detajuar të figurës së gjykatësit Kavanaugh lidhur me pretendinet e tre grave kundër tij.

Profesorja e Universitetit të Palo Altos, Christine Blasey Ford dha një dëshmi emocionale para Komisionit Juridik të Senatit.

"Jam sot këtu sot, jo se kisha dëshirë të isha. Jam e tmerruar. Jam këtu sepse besojn se është detyra ime qytetare t’ju them se çfarë më ndodhi kur Brett Kavanaugh dhe unë ishim në shkollë të mesme”, tha ajo.

Ndërsa gjithë vendi shikonte, zonja Ford dha detajet e sulmit seksual për të cilin ajo akuzon gjykatësin Kavanaugh dhe që ajo thotë se ndodhi kur ishin të dy adoleshentë në fillim të viteve 1980.

"“Mendova se do të më përdhunonte. Thirra për ndihmë dhe kur e bëra këtë, Bretti ma zuri gojën me dorën e tij që të mos më lejonte të bërtisja. Kjo ishte gjëja që më tmerroi më shumë dhe që pati ndikimin më të gjatë në jetën time”.

Profesore Ford u tha senatorëve se është "100 për qind e sigurt" se zoti Kavanaugh ishte personi që e sulmoi ndërsa një nga shokët e tij shihte dhe u pyet se çfarë i kishte mbetur më shumë në kujtesë nga incidenti.

"E qeshura, e qeshura e bujshme mes të dyve dhe fakti që po zbaviteshin në kurrizin tim”.

Pas dëshmisë së saj, kandidati për Gjykatën e Lartë, Kavanaugh doli para komisionit dhe dha një deklaratë emocionale dhe sfiduese, duke hedhur poshtë akuzat.

"Nuk po e diskutoj nëse Dr. Ford është sulmuar seksualisht nga dikush, diku, dikur. Por kurrë nuk kam bërë një gjë të tillë me të, ose me dikë tjetër. Nuk jam një person i tillë, nuk kam qenë kurrë person i tillë”.

Zoti Kavanaugh tha se emri i tij dhe familja e tij, “janë shkatërruar përgjithmonë” nga akuzat kundër tij dhe sulmoi me zemërim demokratët për atë që ai e quajti, fushatë shpifjesh, që ka si synim t’i mohojë vendin në Gjykatën e Lartë.

"E gjithë kjo përpjekje prej dy javësh ishte një goditje e përllogaritur dhe e orkestruar politike, e amplifkuar nga zemërimi për zgjedhjen e Presidentit Trump në vitin 2016, një frikë që është provokuar padrejtësisht për historinë time juridike, hakmarrje në emër të Clintonëve dhe milliona dollarë nga grupe të jashtme të majta të opozitës”.

Zonja Ford është një nga disa gratë që janë ankuar për zotin Kavanaugh, disa prej të cilave publikisht ndërsa disa kanë zgjedhur të mbeten anonime.

Senatori republikan, Lindsay Graham humbi qetësinë, duke akuzuar demokratët për një “farsë joetike”.

"Ju doni të shkatërroni jetën e këtij personi, ta mbani këtë vend në Gjykatë hapur dhe shpresoni të fitoni në vitin 2020. E keni thënë vetë. Kjo është farsa më joetike që kur kam hyrë unë në politikë”.

Presidenti Donald Trump e emëroi zotin Kavanaugh për të zëvendësuar anëtarin e Gjykatës së Lartë, Anthony Kennedy që doli në pension. Ai komentoi në Twitter se zoti Kanaugh demonstroi pikërisht se pse ai e kishte zgjedhur si kandidat./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat